February 6, 2026
1 min read

Nisin intervistimet e komisionerëve në Gjakovë për dyshimet e falsifikimit të votave

Sot ka filluar intervistimi i komisionerëve zgjedhorë në Gjakovë, në kuadër të hetimeve për dyshime serioze të falsifikimit të rezultateve të votimit. Burime të besueshme bëjnë të ditur se intervistimet zhvillohen në mënyrë intensive për të sqaruar rolin e komisionerëve në procesin e numërimit dhe administrimit të votave.

Ky proces hetimor zhvillohet paralelisht edhe në Pejë, Gjilan dhe Kllokot me rrethinë, ku gjatë ditëve të fundit janë kryer ndalime, sekuestrime materialesh zgjedhore dhe pajisjesh elektronike, si dhe janë hapur disa raste penale.

Fokusi i hetimeve mbetet tek parregullsitë gjatë numërimit të votave, mospërputhjet në formularë dhe dyshimet për ndërhyrje të qëllimshme në rezultat. Prokuroria dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë punën intensive, dhe nuk përjashtohet mundësia e masave të reja ndaluese në ditët e ardhshme.

Latest from Blog

Go toTop