February 10, 2026
1 min read

Muçi synon të thyejë rekordin personal në derbin e Turqisë

Ylli shqiptar Ernest Muçi është një nga lojtarët që po mban peshën e golave te Trabzonspori, me 12 gola dhe 4 asistime.

Muçi do të zbresë në fushë këtë fundjavë në derbin e Turqisë ndaj Fenerbahçes, me synimin për të thyer rekordin e tij të golave në një sezon.

Me fanellën bordo-kaltër, ylli shqiptar ka shënuar 9 gola në Superligën turke dhe 3 gola në Kupën e Turqisë. Në total, ai ka regjistruar 12 gola dhe 4 asistime, duke qenë një nga emrat kryesorë që po mbajnë peshën e sulmit të ekipit.

Lojtari 24-vjeçar, i cili te Trabzonspori ka “rilindur”, tashmë ka lënë pas performancën e tij te Beshiktashi, ku në dy sezone kishte luajtur 61 ndeshje dhe kishte realizuar 11 gola dhe 4 asistime. Tani ai ka vendosur në shënjestër rekordin personal. Muçi, në karrierën e tij, numrin më të lartë të golave në një sezon e kishte arritur në edicionin 2023-2024, kur me fanellat e Legia Varshavës dhe Beshiktashit kishte shënuar gjithsej 13 gola.

Nëse shënon edhe një herë, ai do ta barazojë këtë rekord. Ernest Muçi, i cili është transferuar te Trabzonspori në formë huazimi nga Beshiktashi është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Në ndeshjen e fundit ndaj Samsunsporit, ai dha asist për Onuachu dhe shënoi edhe një gol nga penalltia. Derbi Trabzonspor–Fenerbahçe luhet të shtunën nga ora 18:00 dhe transmetohet në Sport 4.

Latest from Blog

Go toTop