February 10, 2026
1 min read

Pesë nënkryetarët e Kuvendit do të votohen në pako, thotë Basha

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, mbajti një takim me përfaqësuesit e të gjitha partive politike parlamentare, me përjashtim të atyre të Listës Serbe.

Pas mbledhjes, për mediat ai tregoi se ka pasur konsensus të plotë që votimi për pesë nënkryetarët të bëhet në pako.

“Ka pasur konsensus për raportin, për votimin e kryetares/kryetarit, të pesë nënkryetarëve, dhe ka një dakordim brenda kësaj mbledhjeje, që do të bëhet votimi në pako i pesë nënkryetarëve për t’u bërë kosntituimi i Kuvendit sa më shpejt dhe më pas të bëhet votimi i qeverisë”, deklaroi kryeparlamentari Basha.

Latest from Blog

Vazhdon nesër seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi. Ai po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim
Go toTop