February 11, 2026
1 min read

Bahtiri: S’jam për ekzekutiv unë

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, u pyet nëse emri i tij do të jetë i propozuar për kabinetin qeveritar.

Ai tha se nuk dëshiron të jetë në ekzekutiv, ndërsa u shpreh se do të japë kontribut në Parlament.

“Nuk jam për ekzekutiv, nuk dua të jem. Kam qenë 8 vjet mjaft. Do të jem në Kuvend, me jep maksimumin.” 

Ndërsa për votimin e pakos së nënkryetarëve, mes tyre edhe ai i Listës Serbe, kështu u përgjigj Bahtiri:

“Nuk mund të jemi kundër krejt nënkryetarëve. S’muj me kanë kundër. Me kanë vetë, sigurisht do të isha.” 

Latest from Blog

Go toTop