February 13, 2026
1 min read

“Specialja është ‘maru’ dhe ka synim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së”

Analisti Azdren Shala ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë do të dënohen nga Gjykata Speciale.

Shala tha se kjo Gjykatë është themeluar me qëllim dënimin e tyre dhe se, sipas tij, Speciales nuk po  i interesojnë provat apo normativat juridike.

“Nuk kemi të bëjmë me një gjykatë normale. Është mirë me e kuptu që asaj gjykate nuk po i interesojnë provat, nuk po i interesojnë normativat juridike. Ajo gjykatë është maru dhe e ka një synim,  me i dënu këta djem. Na është mirë qysh tash me u ba gati se qysh duhet me relativizu, qysh me e zbut këtë dëm, çfarë rruge duhet me ndjek në mënyrë që me u përballë me pasojën më të madhe kur vjen verdikti dënues ndaj djemve. Unë nuk kam dilemë që kanë me i dënu, asnjë dilemë s’e kam. Jo pse janë të fajshëm, por po them,  kisha pas qef me dalë gabim”, tha Shala.

Latest from Blog

Go toTop