February 13, 2026
2 mins read

Fjala e fundit u tha: Avokati i Selimit këmbëngul për pafajësinë e tij, ky është reagimi i ‘Rexhës’

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka përfunduar fjalën e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me kundërshtime të fuqishme për akuzat e pabazuara dhe të pabesueshme të Zyrës së Prokurorit Të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Deklarata përmbyllëse e ekipit të Selimit nisi dje, me avokatin kryesor Geoffrey Roberts, i cili i rrëzoi të gjitha pretendimet e zyrës së Kimberly West, për të vazhduar sot me anëtarët e tjerë të mbrojtjes, që u deklaruan sot para trupit gjykues, raporton Klankosova.tv

Në fund, Roberts e mori fjalën sërish dhe ishte i qartë: “Rexhep Selimi duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat e ZPS-së, të cilat janë kontradiktore.”  

Ndaj gjykatës, avokati i kishte disa fjalë të prera, që nëse vlerësohen provat me kujdes, trupi gjykues do të arrijë në përfundimin që Selimi nuk është fajtor.

Gjatë këtyre momenteve të fundit, Rexhep Selimi e shikonte direkt avokatin e tij.

Më poshtë gjeni fjalën e plotë të Roberts:  

 “Ne nuk jemi fshehur nga trajtimi i pretendimeve të ZPS-së dhe4 provave mbi të cilat mbështetet ZPS. Kjo nuk do të thotë që duke iu referuar pretendimeve të ngritura nga ZPS ndaj Selimit, që këto akuza duhet të marrin ndonjë peshë.

Provat kundër Selimit për të gjitha akuzat janë kontradiktore, nuk kanë besueshmëri dhe janë të pabazuara. Veçanërisht, pretendimet se zoti Selimi ka marrë pjesë në ndonjë krim të pretenduar, nëse bëhet një analizë e kujdesshme e provave që ka parashtruar prokuroria.

Po ashtu, mund të kishim shpresuar të mos e kishit vërejtur ndikimin e  dëshmitarëve që Prokuroria as nuk i thirri, ose qëllimisht vendosi ditën e fundit të mos i thërras si dëshmitar. Nga ana tjetër, ne mund të kishim zgjedhur të bënim të njëjtën gjë sikur Prokuroria , por e vërteta është që ne i kemi etiketuar të gjitha provat që janë në kundërshtim me qëndrimin tonë.

E kuptoj që ky proces gjyqësor që ka palë kundërshtare dhe e kuptoj që ZPS-ja duhet t’i parashtrojë provat e vet anë mënyrën më të mirë të mundshme dhe sigurisht se qëllimi i tyre është të tërheq vëmendjen tuaj në ato prova që janë të favorshme ose iu shërbejnë argumenteve të tyre.

Megjithatë, ka një dallim të madh, midis ZPS-së që përqendrohet në pjesët më të forta të provave të saj, sic beson Prokuroria dhe tërësisht duke anashkaluar kontradiktat prej informacionit që paraqet ajo. Mendoj që një gjë e tillë e kalon pragun e palëve kundërshtare në një proces gjyqësor të tillë dhe shkon në keqinterpretim dhe mosveprim.

Të nderuar gjykatës, nëse do t’i vlerësoni me rëndësi provat do të mbërrini në këtë përfundim, që zoti Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha akuzat që ka ngritur ZPS ndaj tij. Si rezultat, zoti Selimi duhet të lirohet dhe të shkojë në vendin e vet, të familja e vet në Kosovë. Nuk ka asnjë bazueshmëri të akuzave që ZPS-ja ka ngritur për zotin Selimi. Ju falënderoj për vëmendjen.”

Latest from Blog

Go toTop