February 13, 2026
1 min read

Deputetët pajtohen për shmangje të procedurave për shqyrtimin e ujdisë me BE-në

100 deputetë të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shmangjes nga afatet procedurale për shqyrtimin e Projekligjit të ujdisë mes Kosovës dhe BE-së që ka të bëjë me instrumentin për reforma dhe rritje.

Kërkesa u parashtrua nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Me 100 vota për, Kuvendi i Kosovës, paraprakisht e ka miratuar plotësimin e vendimit lidhur me përbërjen e komisioneve parlamentare.

Latest from Blog

Go toTop