Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se vota e tij për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës është vota e partisë dhe jo personale.
“Vota ime është vota e PDK-së. Nuk kam votë personale dhe nuk kam ndërmend t’i premtoj askujt votë personale nëse PDK është kundër”, tha Haliti.
Ndërkohë që kanë mbetur më pak se tri javë nga afati ligjor për zgjedhjen e presidentit të vendit.