February 17, 2026
1 min read

18 vjet shtetësi, Mali i Zi uron Kosovën

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e shtetësisë.

Me anë të një postimi në X, kjo ministri theksoi se do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, i shprehim urimet tona të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Kosovës. Iu urojmë përparim të vazhdueshëm, stabilitet dhe prosperitet, dhe riafirmojmë angazhimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thuhet në postim.

Latest from Blog

Go toTop