Avokati mbrojtës i viktimave, Sajmon Loz po vazhdon me paraqitjen e fjalëve përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj katërshes së UÇK-ë në Hagë.
Ai foli rreth provave të viktimave që dëshmuan në këtë proces gjyqësor.
“Ne e kemi bërë të qartë më shumë se në një rast se vlerësimet individuale nuk synojnë në asnjë moment, dhe nuk ishin të domosdoshme apo të nevojshme, dhe trupi gjykues ka vendosur, pra ka konstatuar se mungesa e tyre nuk i bën këto prova as jorelevante e as të papranueshme.
Ai ka folur edhe për vendimin e trupit gjykues për të pranuar provat nga viktimat e pretenduara.
“Ndonëse ekspertët u pajtuan se për të lidhur në mënyrë konkrete simptomat me krimet e pretenduara, do duhej të bëhej ekzaminimi i personit në fjalë,kjo nuk është dëshmi që u ofrua në këtë çështje. Mungesa e ekzaminimit individuale e viktimave nuk i bën provat apo dëshmitë jo relevante apo të papranueshme. Mungesa e këtyre ekzaminimeve thjesht kufizon fushëveprimin apo rëndësinë e relevancës së provave të propozuara”, citoi avokati i viktimave, mbrojtjen e katërshes së UÇK-së.
Megjithatë, ai tha se mbrojtja e të akuzuarve nuk dhanë argument që qëndron.