February 18, 2026
1 min read

Oravi takon Haxhiun, i flet për Planin e Rritjes dhe reformat që çojnë Kosovën drejt rrugës evropiane

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi sot një takim me kryetaren e re të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, në këtë takim palët diskutuan për marrëveshjen e Planit të Rritjes dhe prioritetet tjera kryesore të vendit.

“Përtej ratifikimit të marrëveshjeve të Planit të Rritjes, ai theksoi prioritetet kryesore legjislative – Kodin Civil, KPM-në, RTK-në, SEPA-n, reformën gjyqësore dhe ligjet e paketës së energjisë – si pjesë e reformave që e çojnë përpara Kosovën në rrugën e saj evropiane!”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop