Hashim Thaçi, njeriu që 18 vjet më parë lexoi fjalimin për aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot do të qëndrojë përballë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), për të mbrojtur me një fjalim të fuqishëm luftën e drejtë dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në këtë moment me peshë historike, ish-presidenti kosovar po i drejtohet trupit gjykues, opinionit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës, me një mesazh të qartë për kauzën çlirimtare, rrugëtimin e dhimbshëm drejt shtetësisë dhe për të vërtetën e luftës që ndryshoi përgjithmonë fatin e vendit.
“Është vetëm një e vërtetë. Akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. Me bindje të plotë, bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë, pavarësisht etnisë”, ka thënë Thaçi.