by
February 19, 2026
1 min read

Kryeqyteti shkurton procesin mësimor, shkak muaji i Ramazanit

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, ka bërë të ditur se për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, është rishikuar organizimi i procesit mësimor.

Siç njofton drejtoria, është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata.

“Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop