Grafenwöhr, GERMANY— Members of the Kosovo Security Force fire mortar rounds during live fire training as part of command post exercise Dynamic Front at Grafenwoehr Training Area, Germany, Feb. 7, 2026. Dynamic Front is a training mission of synchronized command and fires planning, maneuvering through a complex landscape of assembly area operations, artillery acumen, and live firing drills. The objective is to ensure that NATO forces are equipped with the capability to execute lethal fire support in wide
February 24, 2026
1 min read

“Nuk po shkojnë në dasmë, ekziston rreziku”, diskutohet dërgimi i trupave të FSK-së në Gaza

Në Bordin e Paqes, u bë e ditur se Kosova është zotuar për të dërguar trupa me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë.

Njohësi i Lindjes së Mesme, Lutfi Bilalli tha në “Kosova Today” se për ushtarët e FSK-së, misioni në Gaza do të jetë i rrezikshëm.

“Mund të them një lloj privilegji deri diku për imazhin e forcave tona, por rrezikshmëria ekziston. Çdo herë misionet i bartin rreziqet e veta. Sidomos në zonën veriore të Gazës”, tha Bilalli.

Me Bilallin u pajtua edhe gazetari shqiptar që jeton në Turqi, Sokol Brahaj.

“Nuk po shkojnë në dasmë, është zona më e rrezikshme. Në fakt e gjithë Lindja e Mesme është në rrezik. Dhe është përgjegjësi e madhe për Kosovën të shkojë në zonën më të rrezikshme të Gazës”, tha Brahaj.

Ndërsa ish-deputeti, Driton Tali se nuk ekziston rrezik i madh për pjesëtarët e FSK-së në Gaza.

“Nga roli historik që ka marr Kosova, rreziku nuk është i madh. Nuk duhet të merremi me rrezikshmërinë e mundshme, sepse ajo rrezikshmëri është edhe në reliktë të Kosovës në disa vende. Prandaj nuk e çaj shumë kokën për atë. Është lajm i mirë për Kosovën”, tha Tali.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop