February 24, 2026
1 min read

Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte normalizimi me Serbinë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar sot për takimet që i pati me kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomatin Glauk Konjufca.

Sorensen deklaroi se diskutimet, me dyshen qeveritare, u përqendruan në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e ri të Jashtëm, Glauk Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane” ka shkruar ai në X

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop