February 24, 2026
1 min read

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit te të cilët u gjetën 1 milion euro të padeklaruara

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) janë ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

Të dyshuarit A.L., A.K., dhe E.A janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdar, pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre, është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash.

“Sipas vlerësimeve fillestare, dyshohet se shuma arrin në një milion euro”, u tha në njoftimin e PSRK-së.

Prokuroria tha se në bashkëpunim me Policinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, për zbardhjen e plotë të rastit. 

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop