March 11, 2026
1 min read

Katër zyrtarë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca certifikohen si specialistë të sigurisë dhe shëndetit në punë

Katër zyrtarë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Kompania HSK.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se siguria nuk është vetëm reagim në emergjencë, por është përgatitje, profesionalizëm dhe standarde të larta punë çdo ditë.

“Mëngjesin e nisa me katër zyrtarët e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë nga Kompania HSK, duke forcuar kapacitetet profesionale për mbrojtjen dhe mirëqenien në institucionet e Kryeqytetit. Siguria nuk është vetëm reagim në emergjencë, është përgatitje, profesionalizëm dhe standarde të larta pune çdo ditë. Kryeqyteti vazhdon të investojë në njerëzit që kujdesen për sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Rama.

Latest from Blog

Go toTop