Ekonomisti Safet Gërxhaliu, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për rritjen e çmimit të naftës në vend, si shkak i konflikteve në Lindjen e Mesme.
Në Klan Kosova, Gërxhaliu tha se për fat të keq, Kosova varet shumë nga importi, teksa shtoi se kuleta e qytetarit është rënduar edhe me rritje të çmimeve të produkteve tjera bazë.
Ndërkohë, ekonomisti tha se kriza që ka kapur të gjithë botën mund të zgjasë ende.
“Kosova dhe ekonomia kosovare nuk mund të ndërhyjë që të zgjidh problemet në Gjirin Persik dhe të japë kontribut në ndalimin e luftës në Iran, por duhet të hartojë politika interne.
Ai tha se është urgjencë që Kosovës t’i shtohet numri i inspektorëve të tregut dhe monitorimit të çmimeve.