March 13, 2026
1 min read

“Më ka shkaktuar dëme në shtëpi”, banori nga Matiqani ankohet për ujërat e zeza

Banorët e Matiqanit në Prishtinë janë ankuar për ujërat e zeza, që po rrjedhin për shkak të kanalizimit të bllokuar në këtë fshat.

Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, një banor tregoi se bllokimi i kanalizimit ka shkaktuar dëme edhe në shtëpinë e tij.

“Unë shqetësimin e kam se mu ka blloku në rrugë kanalizimi dhe po më bën dëme në shtëpi. Kjo është e përditshme dhe nuk po mund të shfrytëzoj shtëpinë time për shkak të kanalizimit, dhe po prek edhe banorët e tjerë përreth”, tha ai.

Latest from Blog

30 ditë paraburgim për Gjestin

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj artistit Gjesti, i akuzuar me tri akuza, “Kanosje”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Agjësim apo dëmtim i pasurisë”. Për të, u ndan 30 ditë paraburgim nga Gjykata
Go toTop