March 13, 2026
1 min read

Rrustemi edhe njëherë shpjegon afatet se kur dhe si mund të zgjedhet presidenti/ja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi edhe njëherë ka folur në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit/es, e cila do të duhej të zgjidhej me 5 mars, por gjë që nuk ndodhi.

Ai ka thënë se pavarësisht se ishte paraparë kjo datë, megjithatë sipas tij nuk nënkupton në asnjë mënyrë që Kuvendi duhet të pushojë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin/en brenda afatit 60 ditor.

“Deklarimet tona se Presidenti të zgjedhet deri me 5 mars, shprehin vetëm perkushtimin tonë që ta zgjedhim Presidentin sa më parë dhe pa humbur kohë. Padyshim se do të ishte mirë dhe ka qenë pritje legjitime që Presidenti të zgjedhej deri më 5 mars, por kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë që Kuvendi duhet të pushojë përpjekjet për ta zgjedhur Presidentin brenda afatit 60 ditor nga dita e nisjes së Procedurës. Aq më tepër kjo nuk do të thotë të shpërndahet Kuvendi arbitrarisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shkruar Rrustemi.

Latest from Blog

30 ditë paraburgim për Gjestin

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj artistit Gjesti, i akuzuar me tri akuza, “Kanosje”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Agjësim apo dëmtim i pasurisë”. Për të, u ndan 30 ditë paraburgim nga Gjykata
Go toTop