March 13, 2026
1 min read

Iu shpërnda numri në “Discord”, gazetarja Thaçi-Mehmeti denoncon rastin në polici

Gazetarja Ardiana Thaçi-Mehmeti ka denoncuar në Policinë e Kosovës rastin e shpërndarjes së paligjshme të të dhënave të saj personale në një grup në rrjetin “Discord”, që numëron 70 mijë anëtarë.

Drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi, së bashku me gazetaren Ardiana Thaçi-Mehmeti dhe përfaqësuesin ligjor të AGK-së, avokatin Yll Zekaj, e kanë paraqitur rastin në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, Rrjeti i Grave Gazetare theksoi se beson që institucionet përgjegjëse do të veprojnë me urgjencë për të hetuar rastin, për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit.

Ky është rasti i tretë i ngacmimit online të natyrës së njëjtë që gazetarja Thaçi-Mehmeti ka përjetuar në dy vitet e fundit.

Latest from Blog

30 ditë paraburgim për Gjestin

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj artistit Gjesti, i akuzuar me tri akuza, “Kanosje”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Agjësim apo dëmtim i pasurisë”. Për të, u ndan 30 ditë paraburgim nga Gjykata
Go toTop