March 13, 2026
1 min read

30 ditë paraburgim për Gjestin

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj artistit Gjesti, i akuzuar me tri akuza, “Kanosje”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Agjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Për të, u ndan 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan Demantim News.

Sipas vendimit të Gjykatës, caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes, rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Gjesti kishte kërcënuar me jetë Erkand Shabanin dhe stafin e tij në Onima, gjë që ka çuar deri në arrestimin e këngëtarit.

Latest from Blog

Go toTop