March 13, 2026
1 min read

Bella Hadid: Aktrimi në “The Beauty” më mësoi të heq dorë nga perfeksionizmi

Modelja dhe aktorja Bella Hadid ka treguar se përvoja në serialin The Beauty i ka dhënë mësime të rëndësishme si në jetën personale ashtu edhe në karrierë.

Ajo tha se gjatë xhirimeve mësoi të largohej nga obsesioni me perfeksionizmin dhe të dilte nga zona e saj e rehatisë.

Hadid theksoi se në sheshxhirim pamja e jashtme nuk ishte prioritet, gjë që e ndihmoi të ndryshojë qasjen ndaj vetes.

Në serial, ajo luan rolin e një supermodeleje që përfshihet në një histori të errët rreth një ilaçi kozmetik.

Latest from Blog

Go toTop