March 16, 2026
1 min read

Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile

Të shtënat e armës tronditën Gjakovën në orët e para të ditës së sotme.

Një person u vra e një tjetër u plagos. Ky i fundit është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Shefi i Emergjencës, Jeton Vorfi, dha detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të 29 vjeçarit Edi Mehmeti.

“Gjendja e përgjithshme stabile. Ka një lëndim të lehtë në dorë. Është pranuar për trajtim në Repartin e Ortopedisë”, deklaroi Vorfi. 

Latest from Blog

Go toTop