Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë kanë hyrë në grevë.
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se greva ka filluar pasi punëtorët nuk i kanë marrë pagat me kohë.
Sipas njoftimit, punëtorët do të vazhdojnë grevën deri në momentin kur pagat e tyre të ekzekutohen.
