March 16, 2026
1 min read

Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe armë në vendin e ngjarjes, i dyshuari i njohur për policinë

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

Pak minuta më parë, policia e Gjakovës mbajti një konferencë për media për të dhënë detajet e fundit lidhur me ngjarjen tragjike.

Sipas Zëdhënësit të Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, aktualisht po merren masa për lokalizimin e personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, si dhe një armë e ftohtë. Kjo është e gjitha që mund të ndajmë tani me publikun, pasi jemi ende në fazën fillestare të hetimeve. Jemi duke mbledhur dëshmi dhe po i verifikojmë ato,” tha Elezaj.

Ai shtoi se dorasi është i njohur për policinë, ndërsa hetimet për të gjithë pjesëmarrësit dhe motivet e ngjarjes vazhdojnë intensivisht.

Latest from Blog

Go toTop