March 16, 2026
1 min read

“Vit i humbur për Kosovën”, Bajrami: Ka ardhur koha t’i themi stop arrogancës që shtetin e konsideron lodër argëtimi

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke e cilësuar vitin 2025 si “vit të humbur” për Kosova për shkak të, siç tha ajo, paralizës institucionale pas zgjedhjeve parlamentare.

Bajrami tha se gjatë vitit 2025 vendi mbeti pa Kuvend funksional dhe pa qeveri me mandat të plotë, gjë që sipas saj bllokoi reformat, dialogun dhe qasjen në fondet e Bashkimi Evropian, përfshirë edhe Planin e Rritjes.

Ajo theksoi se raportet ndërkombëtare kanë evidentuar mungesë përparimi në sundimin e ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në reformën e administratës publike. Sipas saj, vendi ka shënuar edhe rënie në indeksin e lirisë së mediave, si dhe ka humbur tri pozita në indeksin global të korrupsionit për vitin 2025 krahasuar me vitin paraprak.

Deputetja e LDK-së tha se shqetësime janë shprehur edhe nga Parlamenti Evropian lidhur me progresin e kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimet e fundit politike, përfshirë dështimin e zgjedhjes së presidentit.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhykmete.bajrami%2Fposts%2Fpfbid02TcKs9rUqDtJqgGB6PAMgjPEJPdLgVLx39vQ8u1WS247EQb9aBGu25pYWpjQVFjvsl&show_text=true&width=500

Sipas Bajramit, situata politike po vazhdon të jetë e bllokuar edhe gjatë vitit 2026, duke përmendur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për pezullimin e funksionimit të Kuvendi i Kosovës deri më 31 mars.

Ajo akuzoi Lëvizja Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti për, siç tha, refuzim të kompromisit politik dhe krijim të bllokadave institucionale, duke paralajmëruar se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, të tretat në më pak se 15 muaj, me rrezik të paralizës së plotë institucionale”, tha Bajrami.

Në fund, ajo u bëri thirrje qytetarëve për reflektim dhe për t’i dhënë fund, siç u shpreh, arrogancës politike që shtetin e konsideron si “lodër argëtimi”.

Latest from Blog

Turqia dënon operacionin tokësor të Izraelit në Liban

Turqia dënoi të hënën operacionin tokësor të Izraelit në Liban, duke paralajmëruar kundër “një katastrofe tjetër humanitare” që po zhvillohet në Lindjen e Mesme. “Ne dënojmë fuqimisht operacionin tokësor izraelit në Liban,
Go toTop