March 16, 2026
1 min read

Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka nënshkruar peticionin kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se është detyrë e secilit që të qëndrojë pranë atyre që, sipas tij, kontribuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre që kontribuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë. Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë”, shkroi kreu i PDK-së.

Latest from Blog

Turqia dënon operacionin tokësor të Izraelit në Liban

Turqia dënoi të hënën operacionin tokësor të Izraelit në Liban, duke paralajmëruar kundër “një katastrofe tjetër humanitare” që po zhvillohet në Lindjen e Mesme. “Ne dënojmë fuqimisht operacionin tokësor izraelit në Liban,
Go toTop