March 17, 2026
1 min read

Punëtorët e “Hidrodrinit” kërkojnë rritje pagash

Punëtorët e ndërmarrjes “Hidrodrini” kanë kërkuar rritje pagash, duke e cilësuar këtë si një nevojë urgjente për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Kjo kërkesë sipas gazetarit Valdrin Daci, është bërë e ditur pas një takimi të mbajtur nga Sindikata e Punëtorëve, ku u diskutua për gjendjen aktuale të punonjësve.

Sipas përfaqësuesve sindikalë, rritja e pagave është e domosdoshme duke marrë parasysh standardin gjithnjë në rritje të jetesës, si dhe rëndësinë e punës që kryejnë punëtorët e ujësjellësit. 

Latest from Blog

Go toTop