March 17, 2026
1 min read

Fajdet në Kosovë, alarm nga eksperti për mungesë kontrolli shtetëror

Eksperti i financave, Bashkim Mustafa ka folur për fenomenin e fajdeve, duke e cilësuar atë si një aktivitet të paligjshëm që zhvillohet jashtë sistemit bankar dhe që sjell pasoja të rënda për shtetin.

Sipas tij, prania e kësaj dukurie në ditët e sotme është shqetësuese dhe tregon për mangësi në funksionimin e institucioneve përgjegjëse për rendin dhe zbatimin e ligjit.

Ai vlerësoi se përhapja e fajdeve lidhet ngushtë me gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën përballen familjet, individët dhe bizneset.

“Tregon për menaxhim të dobët të hallkave shtetërore të sigurimit të rendit dhe ligjit. Vjen si rezultat i vështirësive të mëdha të ekonomive familjareve, individëve dhe bizneseve”, u shpreh ai. 

Latest from Blog

Go toTop