March 17, 2026
1 min read

Komisioni Evropian heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

Gjatë një seance në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian mbi raportin për Kosovën, Përfaqësuesi i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Jiri Plecity, njoftoi se të gjitha fondet financiare që më parë ishin të bllokuara për shkak të masave ndaj Kosovës, tashmë janë liruar.

Ai shpjegoi se procesi i heqjes së masave kishte filluar gradualisht që nga maji i vitit të kaluar, ndërsa në dhjetor 2025, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, kishte paralajmëruar fazat e mëtejshme të lirimit të fondeve. “Mund të konfirmoj se Komisioni ka liruar plotësisht fondet e asistencës financiare për Kosovën,” tha Plecity.

Nga ana e tij, raportuesi për Kosovën, Ruiho Terras, kritikoi masat e vendosura më parë, duke nënvizuar ndikimin e tyre të rëndësishëm mbi qytetarët, shoqërinë civile dhe strukturat e tjera të shoqërisë kosovare.

Latest from Blog

Ministrja Rizvanolli takon Oravn, ja çka biseduan

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Orav
Go toTop