Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se në kuadër të procesit të riorganizmit të brendshëm dhe në përputhje me autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë, është rifunksionalizuar Kolegjiumi i degëve të Prishtinës, si një mekanizëm i rëndësishëm për koordinim, vendimmarrje dhe forcimin e strukturave tona në kryeqytet.
“Kolegjiumi do të shërbejë si një platformë e përbashkët për harmonizimin e qëndrimeve politike të LDK-së në çështjet që lidhen me kryeqytetin, duke siguruar një qasje të unifikuar, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme në përfaqësimin tonë politik dhe institucional”, thuhet ne njoftim.