Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka thënë se heqja e të gjitha masave nga Komisioni Evropian, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për izolim të Kosovës.
Qorrolli ka thënë se kjo çështje u përdor si dramë politike për dy vjet.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se Republika e Kosovës ecën përpara kur punohet për të.“Komisioni Evropian sapo konfirmoi se Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndaj Kosova të vendosura në qershor 2023. Pra, ajo që për dy vjet u përdor si dramë politike dhe si këngë e përditshme e “izolimit të Kosovës”, sot bie si një skenografi e lodhur e opozitës. E vërteta është më e thjeshtë: Republika ecën përpara kur punohet për të, jo kur shpallet e dështuar për përfitime të vogla politike, siç bëri opozita jonë”, ka shkruar Qorrolli.