March 17, 2026
1 min read

Ministrja Rizvanolli takon Oravn, ja çka biseduan

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Orav vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian si konstruktiv dhe miqësor, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti në mbështetje të reformave dhe proceseve zhvillimore në vend.

Ministrja Rizvanolli e falënderoi Ambasadorin Orav për angazhimin dhe punën e tij gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe për kontributin e dhënë në lehtësimin e proceseve me rëndësi për vendin, në dobi të forcimit institucional dhe avancimit të reformave.

Ministrja Rizvanolli i uroi Ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij.

Latest from Blog

Go toTop