Në seancën e sotme për rastin e sulmit në Banjskë, mbrojtja e Dushan Maksimoviqit ka dorëzuar në gjykatë një fotografi që sipas saj, tregon se klienti ka pasur leje të rregullt për gjueti.
Fotoja, e shoqëruar me kartelën e shoqërisë së gjuetarëve, është prezantuar si një provë që mbrojtja pretendon se vërteton legalitetin e veprimtarisë së Maksimoviqit.
Avokatja mbrojtëse, Jovana Filipoviq ka deklaruar se dokumentacioni i dorëzuar është i verifikuar dhe i besueshëm, duke kërkuar nga gjykata që ta marrë parasysh gjatë shqyrtimit të çështjes.
Seanca për sulmin e 24 shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë, vijon me shqyrtimin e argumenteve të mbrojtjes.