March 18, 2026
1 min read

“Çekani i padrejtësisë”, dokumentar për luftën e Serbisë përmes arrestimeve të kosovarëve

Lufta e Serbisë ndaj shqiptarëve nuk ka mbarim. Nëpër shekuj, ajo ka ndryshuar vetëm formë.

Shteti serb, viteve të fundit, arreston kosovarë, duke i akuzuar për krime lufte.

Tre nga të liruarit, Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj dhe Avni Qenaj kanë folur për MAT. Ata rrëfjenë se si u ndaluan dhe çfarë përjetuan, nga prangosja deri te lirimi.

Në edicionin e sotëm do të mund të kuptoni shumë më tepër për këtë praktikë të Beogradit, e cila ka një prapavijë.

“Çekani i padrejtësisë” është dokumentari që zbërthen qasjen e Beogradit për të ndryshuar historinë me akuza të fabrikuara.

Latest from Blog

Go toTop