March 19, 2026
1 min read

Rasti tronditës i 5-vjeçarit: A dështuan shoqëria dhe institucionet në mbrojtjen e vogëlushit? 

Rasti i 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit ka tronditur shoqërinë kosovare, prindërit e të cilit dyshohet se e keqtrajtuan atë dhe gjashtë fëmijët e tjerë të tyre.

Madje, vogëlushi iu nënshtrua një operacioni kirurgjik, nga i cili rrezikonte amputimin e dy shputave të këmbëve.

Ky rast u diskutua sërish në emisionin “Ora Shtatë”, ku Maria Vuksani nga “Terre de homme” deklaroi se institucionet dhe shoqëria janë të thirrura që të mbrojnë dhe sigurojnë mirëqenien e fëmijëve, sidomos në rastet kur janë të njohura dhe cenuemshëria është e lartë.

“Në përgjithësi, nga ajo që po shihet, reagimi ka qenë me vonesë, dhe faktikisht ka rezultuar në këtë situatë që jemi tash, që janë fëmijët. Institucionet në përgjithësi, por edhe shoqëria në përgjithësi, është e thirrur që të sigurohet dhe të mbrohet mirëqenia e fëmijëve, sidomos në situatat ku është i njohur si rast dhe cenueshmëria është shumë e lartë”, u shpreh Vuksani.

Nga ana tjetër, sociologia Erisë Hajrizi tha se sistemi gjyqësor së bashku me ekipin specialistë që kanë cilësuar gjendjen e shtëpisë kanë dështuar në ekzekutimin e këtij rasti të rëndë.

Ndërsa sipas avokatit Kasem Murturit, rasti do duhej të trajtohej më mirë nga Qendra për Punë Sociale.

“Kjo na bën të dyshojmë në punën e Qendrave për Punë Sociale. Qendra për Punë Sociale  e ka përgjegjësi menaxhimin e rasteve të tilla”, u shpreh ai. 

Latest from Blog

Go toTop