March 19, 2026
1 min read

Dy të vdekur dhe dhjetëra aksidente, bilanci 24-orësh i policisë së trafikut

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 2 aksidente me fatalitet, 27 aksidente me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar 2 mijë e 348 tiketa trafiku.

Një nga aksidentet fatale ka ndodhur në Prizren, më 18 mars rreth orës 18:40, ku një drejtues automjeti dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në vendkalim. Viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë në spital. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër tragjik ka ndodhur në magjistralen Podujevë–Prishtinë, më 18 mars rreth orës 07:00, ku një motoçiklist ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore për të parandaluar raste të tilla tragjike.

Latest from Blog

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat
Go toTop