March 19, 2026
1 min read

Politikani austriak reagon për vdekjen e punëtorëve nga Kosova

Shoqata e Miqësisë Austri–Kosovë dhe Shoqata eMiqësisë Kosovë–Austri, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të ndjerëve, miqtë dhe gjithë komunitetin shqiptar në Austri. Kjo humbje e rëndë prek jo vetëm familjet e tyre, por edhe gjithë shoqërinë që ata e pasuruan me përkushtimin dhe kontributin e tyre.

Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Austri–Kosovë, z. Andreas Minnich, njëkohësisht anëtar i Parlamentit të Austrisë, theksoi se kjo tragjedi është një humbje e madhe për të dy vendet dhe për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet komuniteteve tona. Ndërkaq, Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë–Austri, avokati Arsim Vranovci, shprehu dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjet e viktimave:

Në këto momente të rënda, qëndrojmë pranë familjeve dhe ndajmë dhimbjen me ta. Kujtimi dhe kontributi i tyre do të mbeten gjithmonë pjesë e komunitetit tonë.” Të dyja shoqatat riafirmojnë përkushtimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin dhe miqësinë ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, duke qëndruar të bashkuara edhe në momente të vështira si ky. U prehshin në paqe.

Latest from Blog

Lirohet Gjesti, do mbrohet në liri

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi. Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Gjestit, mbi një javë pasi u ndalua.
Go toTop