March 19, 2026
1 min read

Kur ndalet furnizimi me ngrohje nga Termokosi? – Flet zëdhënësja Uka 

Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka ka bërë të ditur se kur do të përfundojë zyrtarisht sezoni ngrohës.

Në emisionin “Fol me Arin”, Uka tha se nga ky sezon na ndanë më pak se një muaj.

“Na ndan më pak se një muaj nga sezoni ngrohës 2025-2026, realisht data e përcaktuar për përfundimin e sezonit ngrohës sipas rregullës së përgjithshme të furnizimit me energji termike nga ZRrE-ja, është afati i zakonshëm, pra 15 prilli”, tha ajo në Klan Kosova.

Kjo datë, sipas Ukës, vlen vetëm nëse nuk ka përkeqësim të motit.

Latest from Blog

Lirohet Gjesti, do mbrohet në liri

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi. Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Gjestit, mbi një javë pasi u ndalua.
Go toTop