March 19, 2026
1 min read

Avokati i Fehmi Bytyqit e quan të pabazuar dënimin me 10 vjet për ngarkesën e drogës

Fehmi Bytyqi, njëri nga pesë të akuzuarit për rastin e 400 kilogramëve të drogës nga Brazili në Lipjan, është alivanosur në gjykatë pasi u dënua me 10 vjet burgim.

Sipas avokatit të tij, Ramë Dreshajt, aktgjykimi është i habitshëm, pasi siç tha ai, klienti i tij nuk është fajtor.

“Është i habitshëm sepse që nga fillimi e deri në përfundim të këtij shqyrtimi gjyqësor, mbrojtja në mënyrë permanente ka ofruar fakte dhe kushte që justifikojnë faktin që kjo drogë e vërtetë që ka mbërritur në Lipjan, por Prokuroria Speciale nuk është marrë me hetimin që kjo drogë është e përcjellë nga Brazili. Mirëpo kjo drogë, sipas mbrojtjes është drogë që është e porositur krejt prej një grupi kriminal ndërkombëtar, pasi është zbuluar qysh në start pra në Brazil, kur është mbushur me produkte të mishit, është ngarkesë e sinjalizuar dhe përcjell nga atje”, deklaroi avokati Dreshaj para mediave.

Ai tha se do të ushtrojë ankesë, pasi sipas tij, kjo drogë nuk është e “Mc Food”, por e grupeve kriminale ndërkombëtare.

“Qe shiheni gjendjen e tij, erdhi ndihma e shpejt. Po të ishte fajtor klienti im, ndoshta nuk do të ishte duke qeshur, nuk e kish pranuar këtë aktgjykim, por do të ishte më i përgatitur, por nuk e ka kryer veprën, prandaj u befasua. Ka shkuar të marrë kontejnerin me një qese të najlonit si një punëtor i Mc Food, e me thënë tash është transportues apo kontrabandues i drogës, për mua është e pakuptimtë”, shtoi avokati./

Latest from Blog

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në Prizren. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:31 në afërsi të hyrjes së spitalit atje. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin
Go toTop