March 19, 2026
1 min read

Nura i PDK-së: Nuk ka hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se vendi në mënyrë të pashmangshme po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak se akuzat e ndërsjella midis partive politike nuk kanë lënë hapësirë për bashkëpunim.

Ish-deputeti Nura tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese e kthen dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, prapëseprapë kjo do ta zgjasë këtë proces, por unë mendoj se zgjidhja e vetme, pavarësisht vullnetit të qytetarëve, do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme.”, tha Nura

Latest from Blog

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në Prizren. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:31 në afërsi të hyrjes së spitalit atje. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin
Go toTop