March 19, 2026
1 min read

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që shpërlau milionat përmes biletave të avionit

Prokuroria Speciale parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.B, i cili dyshohet se kreu shpërlarjen e mbi 2 milionë eurove, me anë të biletave të avionit.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e PSRK-së Arbnora Luta.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ju njofton se ndaj të dyshuarit A.B për kryerjen e veprës penale “shpëlarje e parave”, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, deklaroi Luta.

Ai u arrestua nga policia të marten më 17 mars.

I njëjti dyshohet se paratë e përfituara përmes mashtrimeve të qytetarëve në Gjermani dhe Kosovë, i kishte deponuar në formë të parasë së gatshme në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij. Mashtrimet dyshohet se kanë ndodhur nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Në njoftimin e përbashkët të lëshuar nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës theksohet se nga hetimet financiare rezulton se ai ka kryer deponime në para të gatshme në vlerë 800 mijë euro, për të cilat nuk është dëshmuar prejardhja.

“Kompanitë e përdorura për këtë skemë kanë rezultuar se janë në pronësi të të dyshuarit i cili është arrestuar. Vlera totale e parave që dyshohet se janë pastruar përmes kompanive tejkalon shumën prej 2,000,000.00 euro (dy milion euro), po ashtu nga hetimet financiare rezulton se vetë i dyshuari po ashtu ka kryer deponime në para të gatshme mbi 800,000.00 euro (tetëqind mijë euro) për të cilat nuk është dëshmuar prejardhja e tyre dhe të njëjtat nuk janë justifikuar me aktivitetin ekonomik të deklaruar”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në Prizren. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:31 në afërsi të hyrjes së spitalit atje. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin
Go toTop