March 19, 2026
1 min read

Rast i rëndë në familjen Ademaj, ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Prizren

Një 29 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren.

Klankosova.tv mëson se viktima është E.Ademaj.

Në këtë aksident të përfshirë ishin një motoçikletë, një veturë dhe një kamion.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Latest from Blog

Go toTop