by
March 20, 2026
1 min read

Tentim vrasje në Kamenicë, i dyshuari në arrati

Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në Kamenicë të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, dorasi gjendet në arrati, derisa hetimet po vazhdojnë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari është në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Latest from Blog

Vodh në Durrës, kapet 45-vjeçari nga policia

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar për vjedhje me forcë në një farmaci, ndërsa rezulton se kishte precedentë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen
Go toTop