March 20, 2026
1 min read

Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Mirenë të Lipjanit.

Policia ka bërë të ditur se një i mitur ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e këtij aksidenti, transmeton Klankosova.tv.

“Një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, është përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull i mitur, i cili ishte pasagjer në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest from Blog

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat
Go toTop