March 20, 2026
1 min read

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

Rasti është iniciuar nga forcat e rendit si “kalim ilegal i kufirit”, transmeton Klankosova.tv

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar  në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Go toTop