March 20, 2026
1 min read

Keqtrajtoi djalin dhe gruan, prangoset gjakovari

Një burrë është arrestuar të enjten në Gjakovë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte keqtrajtuar familjarët e tij (bashkëshorten dhe djalin). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Latest from Blog

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar se çfarë moti do të mbretërojë këtë fundjavë. E shtunë, do të karakterizohet me diell dhe vranësira të shpërndara,
Go toTop