March 20, 2026
1 min read

‘Nata e Kadrit është si me jetu 84 vite’ , Sopjani flet për muajin e Ramazanit dhe Fitër Bajramin

Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë ka folur muajin e Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit e cila festohet nga besimtarët myslimanë kudo në botë.

Ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova është ndalur edhe te Nata e Kadrit, i cili tha se sipas shumicës së dietarëve është në natën e 27-të të muajit të Ramazanit.

“Zoti i plotfuqishëm madje e ka zbritur një sure të veçantë e cila flet për Natën e Kadrit, ne, thotë Zoti i Plotfuqishëm e kemi zbritur Kuranin në natën e Kadrit e çka të shtyri ty të dish se çka është Nata e Kadrit, thotë: Nata e Kadritë është më e mirë se 1 mijë muaj, nëqoftëse i llogarisim sot ne këto 1 mijë muaj, i bie si të ketë jetuar njeriu 83 vjet e më shumë, afro 84 vite.

“Nëse e takojmë këtë natë, atëhërerë ne në adhurim, me ibadet, me vepra të mira, është sikur kemi jetuar në 84 vite radhazi me ibadete”, tha Sopjani

Latest from Blog

Go toTop