Ka ndërruar jetë ish-inspektori i arsimit, Habib Aliu, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Sipas njoftimit, Aliu dha kontribut të çmuar për shumë vite në zhvillimin e arsimit, duke shërbyer me përkushtim si inspektor dhe duke kontribuar edhe në arsimin privat.
Ai ishte gjithashtu pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981 dhe bashkëthemelues i SBASHK, duke dëshmuar përkushtimin e tij ndaj arsimit dhe çështjeve shoqërore.
Ministria u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.